Receta tradicionale e lakrorit.
- autumn
- Dec 28, 2018
- 1 min read
1. Në fillim përgatisni gjellën, që do të shërbejë si mbushje për lakrorin.
2. Në një tigan hidhni mishin dhe gjalpin që të skuqet. Shtoni qepët e grira hollë dhe lërini të skuqen për pak minuta.
3. Më pas shtoni kripën dhe piperin e zi. Ndërkohë përgatisni brumin, hidhni miellin, shtoni kripën, vajin dhe ujin.
4. Përzieni me dorë derisa të jetë krijuar një brumë homogjen. Mbulojeni me një mbulesë dhe lëreni të vijë për 1 orë.
5. Pasi brumi ka ardhur nisni të hapni petët. Petën e parë hapeni dhe shtrojeni në tavë.
Sipër shtoni gjellën e përgatitur me mish, dhe e vendosim të piqet në furrë derisa të përthithë mbushjen.
6. Më pas shtoni petën e dytë të trashë. Dhe spërkateni me vaj nga lart. Vendoseni të piqet në furrë për 50 minuta në 200 gradë C.
Comments