top of page

Mali i Tomorit

  • autumn
  • Dec 24, 2018
  • 3 min read

Updated: Dec 28, 2018

Besoj se një destinacoin perfekt për të vizituar është gjithëashtu edhe mali i Tomorit. Malit i Tomorit është një vend i mbushur plot vlera natyrore, kulturore dhe fetare.

Tomori është një mal në lindje të qytetit të Beratit në Shqipëri. Tomori është mali më impozant në Shqipërinë e Jugut. Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim është mbetur nga kulti pagan i natyrës, brenda të cilit kanë mbetur besimet e shqiptarit.

Nga kult pagan i majave të larta, i përhapur në gjithë Shqipërinë, kulti i malit të Tomorit ka mbijetuar në rrjedhë të shekujve e të ndërrimeve fetare. Duke gëzuar një prestigj të veçantë në botën shqiptare, ai ka fituar atributin e malit të shenjtë.



Legjenda e Tomorit

Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një Zanë e bukur me emrin Osum. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër viganë, Tomorin dhe Shpiragun.

Ajo u dashurua me te dy vellezërit aq shume sa shkonte me Tomorrin ditën dhe me Shpiragun natën.

Kur Tomorri e mori vesh për këtë mashtrim, iku të takoj Shpiragun Vëllain e tij të vogël. Aq shumë ishte I dashuruar Tomorri me këtë vajzë sa ky debat u kthye në një luftë vëllavrasje.

Tomorri, duke pasur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël te brinjëve, ndërsa ky i fundit, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundte më fort.

Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zëmërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve. Prandaj, ai i ktheu fajtorët në gur dhe i dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm.

Kur zana Osum e mori vesh për këtë ngjarje të dhimbëshme ajo filloi të qante pa pushime dhe zoti nuk duhet ta linte shkaktaren e kësaj rrëmuje të shpëtonte, kushtu ai e ktheu Osumin në një lumë që të mos shteronte kurrë.

Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa – gropa dhe plasa të panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo qënë këto treva, i sheh brinjët e copëtuara e të thelluara vija-vija.

Dhe një lumë që rrjedh midis dy maleve me emrin Osum.







Tomori Mountain


I believe that a perfect destination to visit is Mali Tomori. Mali Tomor is a place filled with natural, cultural and religious values.

Tomori is a mountain in the east of the city of Berat in Albania. English ethnography Margaret Hasluck, who climbed to its peak in 1930, found among other things that the pilgrims believed in a supernatural power with such headquarters and that the oath for Father Tomorin was stronger than the gospel oath or when 'anin' one. It is understood that this worship has remained from the pagan nature of the cult, within which the beliefs of the Albanians stand.

From the pagan cult of high peaks, widespread throughout Albania, the cult of Mount Tomor has survived through centuries and religious changes. Enjoying a special prestige in the Albanian world, he has gained the attribute of the holy mountain.




Tomori Legend

  

Thousands of thousands of years ago lived a beautiful fairy named Osum. One day she met two gigantic brothers, Tomorin and Shpiragu.

She fell in love with the two brothers so much that she went with Tomorri at day and with Shpiragu at night.

When Tomori learned about this trick, he fled to meet his little brother Shpirag. So much was in love Tomori with this girl as this debate turned into a fratricide.

Tomor, with his sword, shot his younger brother in the ribs, and shpirag, armed with a gun hit his brother as much as he could.

The God, saw everything, he was sad and grieved by the painful appearance, bloody strife among the brethren. Therefore, he turned the guilty to the stone and condemned to keep the traces of this awesome warfare for centuries.

When Osman learned of this painful event she began to cry without a break and the god should not be leave the cause of this rescue to save, as he turned Osumi into a river that never exhausted.

From that ancient time until today, the great brother, Tomori, tells the sun its spaces - pits and countless plagues. While, little brother, Shpirag, whoever these are, see the shattered and deep lines of the stripes.

And a river flowing between the two mountains named Osum



Comentários


bottom of page